Putin zbulon kushtet e Rusisë për armëpushim me Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paraqitur ato që ai tha se ishin parakushtet e Rusisë për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, Putin tha se Rusia do të ishte gati për bisedime të tilla “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Nëse Ukraina do të pranonte këto kushte, ai tha se Rusia do të ndalonte luftën dhe do të fillonte negociatat e paqes.
“Kushtet janë shumë të thjeshta”, tha Putin.
“Forcat ukrainase duhet të tërhiqen plotësisht nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia”, shtoi ai.
“Sapo Kievi thotë se janë gati për një vendim të tillë dhe fillojnë tërheqjen reale të forcave nga këto rajone dhe deklarojnë zyrtarisht refuzimin e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, nga ana jonë, menjëherë, fjalë për fjalë në të njëjtën minutë, do të vijë një urdhër për të ndalur zjarrin dhe për të filluar negociatat”, tha mw tej Putin.
“Ne do ta bëjmë atë menjëherë. Natyrisht, ne do të garantojmë tërheqjen e pandërprerë dhe të sigurt të forcave ukrainase”, shtoi ai.
Duhet të theksohet se Volodymyr Zelenskyy është zotuar të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga kontrolli rus dhe ai vetë tha se të gjitha forcat ruse duhet të largohen nga Ukraina si kusht për çdo marrëveshje paqeje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë