Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë gjatë natës
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë gjatë natës dhe mëngjesin e 14 qershorit, një ditë pasi Grupi i Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara u pajtua t’ia japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh duke përdorur asetet e ngrira ruse.
Forcat e Armatosura të Ukrainës (FAU) thanë se kundërajrorët e tyre i rrëzuan të gjithë 17 dronët e llojit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi shtatë rajone ukrainase.
Rusia i shkrepi gjithashtu edhe 17 raketa balistike dhe lundruese, gjysma e të cilave u rrëzuan, sipas FAU-së.
Nuk u raportua për viktima apo dëme.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan 87 dronë ukrainas në pesë rajone, si dhe në Gadishullin e Krimesë që është uzurpuar nga Kremlini.
Si pasojë e sulmeve kishte pengesa në furnizimin me rrymë në rajonin Rostov dhe u dëmtuan cisternat e naftës në një depo nafte në Vorondezh, sipas autoriteteve lokale.
Disa orë para sulmeve, liderët e G7-ës në Itali u pajtuan t’ia japin Ukrainës 50 milionë dollarë hua.
Ata do t’i shfrytëzojnë të hyrat dhe normat e interesit nga asetet e ngrira ruse prej rreth 260 miliardë dollarësh, shumica e të cilave mbahen në Evropë, për ta siguruar huan prej 50 miliardë dollarëve nga SHBA-ja dhe hua të tjera shtesë nga vendet e tjera partnere.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për gazetarë se marrëveshja “është një shenjë nga demokracitë kryesore të botës se ne nuk do të lodhemi duke e mbrojtur lirinë e Ukrainës dhe se [presidenti rus Vladimir] Putin nuk do të na mposhtë”.
Më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e nënshkruan një marrëveshje sigurie 10-vjeçare, të cilën ata e përshëndetën si një moment historik në marrëdhëniet midis vendeve të tyre.
Biden tha se qëllimi është “të përforcohen kapacitetet mbrojtëse dhe frenuese të Ukrainës”.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë marrë zotime nga pesë vende, të cilat nuk i përmendi, për t’i dhënë Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot, si dhe sisteme të tjera për mbrojtjen ajrore.
Zelensky e quajti marrëveshjen e sigurisë “urë për kalimin e Ukrainës në NATO”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë