Liderët e G7 do t’i japin Ukrainës miliarda $ hua duke përdorur asetet e ngrira ruse
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan të enjten t’ia japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse.
Diplomatët konfirmuan se pajtueshmëria për këtë marrëveshje u arrit madje para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës.
Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit të tyre në Itali, por Kievi pritet t’i marrë paratë kah fundi i këtij viti.
Britania dhe Kanada gjithashtu njoftuan, veçmas, mbështetje të re financiare dhe ushtarake për Kievin.
Kanada, anëtare e G7-ës njoftoi më 13 qershor se po dërgonte dorëzimin parë të automjeteve të reja të blinduara në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes, Bill Blair, tha se trupat ukrainase do të trajnohen për t’i përdorur ato.
Përveç kësaj, Britania tha se do të njoftonte për 309.5 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, gjatë samitit.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë