Fushatë me lajme të rreme nga Rusia| Raporti: Mediat, pre e narrativës së Kremlinit
Një raport i ri i organizatave ndërkombëtare thotë se mediat serioze perendimore kanë rënë pre e lajmeve të rreme me origjinë nga Rusia.
Organizata Check First me qendër në Finland ka studiuar me anë të softwereve gjithë publikimet në mediat online. Sipas raportit, aktorë pro rusë kanë arritur të bombardojnë me informacion gazetarët, në mënyrë që në raportimet e tyre të mbizotërojë narrativa e Kremlinit për luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera.
Studimi thotë se aktorë anonimë pro-rusë kontaktojnë gazetarët duke u sugjeruar se raportimet e tyre duhen verifikuar dhe u ofrojnë informacione në dukje korrekte, por që më pas rezultojnë se synojnë lajme pro Kemlinit. Gjithashtu, gazetarëve u sugjerohen burime informacioni të hapura në apliakacionet Telegram, me anë të cilave synohet ndryshimi i përmbajtjes së një raportimi.
Një nga rastet tipike është kur një redaksi vjen një Email në dukje nga një qytetar i shqetësuar, i cili supozohet se ka parë pretendime të dyshimta në mediat ruse dhe u kërkon gazetarëve t’i hedhin një sy lajmeve të mediave të Moskës për të raportuar sa më korret.
Bëhet fjalë për fushatë të koordinuar ku qindra personazhe sugjerojnë informacione të rreme për gazetarët dhe kompanitë mediatike. Sipas raportit, pre e këtij sulmi kanë rënë më shumë se 800 organizata lajmesh në Europë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta