Xhihadi Islamik nuk do t’i lirojë pengjet derisa Izraeli të tërhiqet nga Gaza

16 Qershor 2024 | 09:21

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez, Brigadat Al-Quds, tha se mënyra e vetme për të liruar pengjet izraelitë është që Izraeli të tërhiqet nga Rripi i Gazës, t’i japë fund ofensivës dhe të arrijë një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosur palestinezë.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Brigadës Al-Quds në një video të postuar në Telegram.

Xhihadi Islamik është një aleat i vogël i Hamasit, i cili udhëhoqi një sulm në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar që vrau 1200 njerëz dhe mori më shumë se 250 pengje, sipas shifrave izraelite.

Tetë ushtarë izraelitë u vranë një ditë më parë në një shpërthim në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës, në incidentin më vdekjeprurës për forcat izraelite që nga janari i këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026