Rriten fondet për armët bërthamore, 10 miliardë euro më shumë
Fushata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore (ICAN) raportoi një rritje prej 10 miliardë eurosh në shpenzimet globale për armët bërthamore në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.
Nëntë shtetet e armatosura me armë bërthamore vazhdojnë të modernizojnë ato, ndërsa një marrëveshje në vitin 2023, parashikonte parandalimin e kësaj politike.
“Ne nuk kemi parë që armët bërthamore të luajnë një rol kaq të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare që nga Lufta e Ftohtë,” tha Wilfred Wan, drejtor i programit të armëve të shkatërrimit në masë të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.
Në fillim të këtij muaji, Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia nisën një fazë të dytë të stërvitjeve që synojnë të trajnojnë trupat e tyre në armët taktike bërthamore, pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të dekurajuar Perëndimin nga rritja e mbështetjes për Ukrainën.
Në një raport të veçantë ICAN, tha se nëntë shtetet e armatosura bërthamore shpenzuan një total prej 85.4 miliardë eurosh për arsenalet e tyre në vitin 2023. Grupi tha se shifrat tregojnë një rritje prej 10 miliardë eurosh në shpenzimet globale për armët bërthamore në 2023 krahasuar me vitin 2022, me Shtetet e Bashkuara që përbëjnë 80% të kësaj rritjeje.
“Ka patur një prirje të dukshme në rritje në sasinë e parave të dedikuara për zhvillimin e këtyre armëve më çnjerëzore dhe shkatërruese pesë vitet të fundit,” tha Alicia Sanders-Zakre, Koordinatore e Politikave dhe Kërkimit në ICAN.
Shpenzuesi tjetër më i madh ishte Kina me 11 miliardë euro, tha ajo, me Rusinë që shpenzoi shumën e tretë më të madhe me 7.7 miliardë euro.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta