‘Blindohet’ Capitol Hill, në Uashington rriten masat e sigurisë pas incidentit që la 2 të vdekur

4 Prill 2021 | 14:13

Siguria është rritur në kompleksin e ‘Capitol Hill’, në Uashington, pas incidentit të ditës së premte kur një person përplasi automjetin e tij ndaj një postblloku policor, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.

Episodi shënoi kërcënimin më të rëndë të sigurisë në ‘Capitol’ që prej kryengritjes fatale të 6 janarit, kur mijëra mbështetës të presidentit të atëhershëm Donald Trump zaptuan kompleksin.

Trupa shtesë të Gardës Kombëtare u dërguan në vendin e ngjarjes pas incidentit dhe kanë vijuar të qëndrojnë atje për arsye sigurie.

Ndërkohë, ekipe të tjera kanë riinstaluar gardhe të larta me tela me gjemba, si dhe kanë rivendosur barriera betoni përreth ndërtesave qeveritare.

Në javët e fundit, autoritetet kishin filluar të hiqnin objektet e ngritura pas trazirave të janarit dhe bashkë me to ishin reduktuar edhe trupat e gardës, por tani ato kanë zbarkuar atje sërish.

Ligjvënësit amerikanë janë përplasur mbi kapacitetet e sigurisë që duhet të mbeten në ‘Capitol Hill’, që përveç godinave qeveritare ka edhe një park për banorët e qytetit.

Anëtarë të Kongresit nga të dyja partitë kanë paraqitur një projektligj që e bën të paligjshme ngritjen e gardheve të përhershme përreth kompleksit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026