Kim Jong Un: Koreja e Veriut mbështet plotësisht ‘operacionin’ e Rusisë në Ukrainë

19 Qershor 2024 | 08:12

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shprehur se mbështet plotësisht ‘operacionin ushtarak’ të Rusisë në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja komentet Kim i bëri gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Phenian.

Kim më herët kishte pohuar se të dy vendet po hyjnë në një periudhë “prosperiteti të ri”.

Kim tha gjithashtu se Koreja e Veriut synon të forcojë “bashkëpunimin strategjik me Rusinë”, sipas një raporti të agjencisë ruse Interfax.

Aleanca mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është parë me shqetësim në Perëndim, të cilët pretendojnë se Koreja e Veriut furnizon Moskën me municione dhe ushtarë për të luftuar kundër Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026