Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja, raketa lundruese dhe kundërajrore

20 Prill 2024 | 14:42

Koreja e Veriut ka testuar “një kokë të re, të madhësisë së madhe”, e dizajnuar për raketat strategjike lundruese, tha media shtetërore më 20 prill.

Ky ishte njoftimi i fundit për testimin e armëve që kur u ndalua monitorimi i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Phenianit, për shkak se Rusia vendosi veto për vazhdimin e mandatit të panelit që monitoronte sanksionet.

Analistët kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të jetë duke testuar raketa lundruese para se t’i dërgojë ato në Rusi, në mënyrë që Moska t’i përdorë ato në Ukrainë. Uashingtoni dhe Seuli kanë pretenduar se lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar armë në Moskë, pavarësisht sanksioneve të OKB-së që ndalojnë një gjë të tillë.

“Administrata e Raketave e Koresë së Veriut ka kryer një test të fuqishëm të një koke të re, e dizajnuar për raketat strategjike lundruese të llojit ‘Hwasal-1 Ra-3’”, raportoi agjencia e lajmeve KCNA.

Koreja e Veriut po ashtu ka testuar raketën e re kundërajrore ‘Pyoljji-1-2’, tha KCNA, duke shtuar se dy testimet u kryen pasditen e së premtes.

Koreja e Jugut tha se ka detektuar “disa raketa lundruese dhe raketa tokë-ajër” që u lëshuan në det nga Koreja e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026