Verstappen dominon Provat Zyrtare në Kinë
Pesë pole positions rradhazi për 3 herë kampionin e Botës, Max Verstappen që në Shanghai do të niset përkrah Perez. I 6’ti Leclerc përpara Sainz ndërsa vetëm në rradhën e 9’të të nisjes, Lewis Hamilton. Gjithcka pas një sesioni kualifikues pa të fshehta dhe enigma që u dominua nga Max Verstappen.
Piloti i Red Bull që fitoi edhe garën e 1’rë Sprint, kompletoi ditën me pole position për garën e nesërme. I 5’ti në po kaq gara këtë sezon, i 37 në karrierën e tij dhe i 100’ti për Red Bull. Asgjë për ndjekësit, meksikanin shok skuadre, Perez dhe spanjollin e Aston Martin, Fernando Alonso.
Gjysëm sekonde më vonë McLaren e Lando Norris dhe Oscar Piastrit. Nëse Red Bull do të konfirmojë kapacitetin për menaxhimin e gomave, atëherë, gjithçka do të jetë më e lehtë të dielën.

Kjo është radha e nisjes pas Provave zyrtare:
- Verstappen (Red Bull) 1’33″660
- Perez (Red Bull) 1’33″982
- Alonso (Aston Martin) 1’34″148
- Norris (McLaren) 1’34″165
- Piastri (McLaren) 1’34″273
- Leclerc (Ferrari) 1’34″289
- Sainz (Ferrari) 1’34″297
- Russell (Mercedes) 1’34″433
- Hulkenberg (Haas) 1’34″604
- Bottas (Sauber) 1’34″665
- Stroll (Aston Martin) 1’34″838
- Ricciardo (RB) 1’34″934
- Ocon (Alpine) 1’35″223
- Albon (Williams) 1’35″241
- Gasly (Alpine) 1’35″463
- Zhou (Sauber) 1’35″505
- Magnussen (Haas) 1’35″516
- Hamilton (Mercedes) 1’35″573
- Tsunoda (RB) 1’35″746
- Sargeant (Williams) 1’36″358
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë