Formula 1 ruan 24 garat
Drejtori i Përgjithshëm i Formula 1, Stefano Domenicali konfirmon mungesën e interesit nga organizatorët për të të rritur numrin e garave përtej 24 aktualeve. Numër që do të mbetet i pandryshuar edhe për vitin e ardhshëm në kalendarin që FIA dhe F1 zyrtarizuan pak ditë më parë.
Për të lehtësuar presionin mbi skuadrat që janë gjithmonë në udhëtim, viti 2025 ka riorganizuar një shpërndarje më të mirë gjeografike. Në këtë mënyrë Suzuka është në të njëjtën periudhë me Melbërnin dhe Kinën. Fazë që ndiqet nga një kalendar i dominuar evropian përpara transferimit në kontinentin amerikan në vjeshtë që shoërohet nga mbyllja në Katar dhe Abu Dhabi.

Presidenti i FIA’s, Mohammed Ben Sulayem vecoi përpjekjet për një stabilitet të përgjithshëm të Formula 1, për të garantuar një impakt të padëmshëm në ambient dhe mirëqënien shëndetësore të stafit në udhëtim. Legjenda franceze, Jean Alesi ishte i pari që ngriti shqetësimin për rritjen e numrit të garave që jo pak analistë dhe specialistë mendojnë se mund të arrijë në 25.
Numër që pranohet nga Drejtori Domenicali por italiani në këtë moment mjaftohet duke thënë se kalendari aktual do të vazhdojë i tillë të paktën edhe për vitin e ardhshëm. Botërori i Formula 1 do të transmetohet deri në vitin 2026 në EuroNeës Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë