Norris në pole, Mclaren drejt titullit
I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren monopolizoi rradhën e parë të nisjes falë vendit të dytë të Oscar Piastri-t. Ndërsa Ferrari duhet të ndjekë.
Skuadra nga Maranello “kënaqet” me vendin e 3-të për Carlos Sainz por vuan eleminimin e Charles Leclerc në sesionin e 2-të: Piloti monegask vendosi kohën më të mirë por ajo u fshi për kalimin e limiteve të pistës.
Në këtë mënyrë ai do të niset i fundit për shkak të penalizimit me 10 vende për shkak të zëvendësimit të batërisë. McLaren ka tashmë një tapet drejt titullit të konstruktorëe, ku aktualisht ka një diferencë prej 21 pikëve ndaj rivalëve nga Maranello.

Në rradhën e dytë me Sainz do të niset Nico Hulkenberg me një Haas befasues që la pas kampionin e Botës Max Verstappen. I 5-ti pas një kontrolli perfekt të makinës pas një devijimi në shpejtësi maksimale. Pierre Gasly, George Russell, Fernando Alonso, Valtteri Bottas dhe Sergio Perez plotësuan në këtë rend, 10 vendet e para.
I hidhur ky sesion provash për Lewis Hamilton që do të niset nga vendi i 18-të. Bashkë me të u eleminuan Alexander Albon, Zhou Guanyu, Franco Colapinto e Jack Doohan.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Verstappen triumfon në “Qatar Grand Prix”
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë