Verstappen triumfon në “Qatar Grand Prix”
Holandezi Max Verstappen kreu një paraqitje prej kampioni duke fituar garën e 63 në karrierë në “Qatar Grand Prix 2024”. Një garë që kërkoi tre herë “Safety Car”, dha penalitete të panumërta, detyroi Lando Norris të zbriste në fund dhe të zhvillonte një sulm të plotë në xhirot e fundit.
Pasi humbi me një vend “pole position” për ngadalësim të panevojshëm në Provat Zyrtare, Verstappen rimori kreun pas një dueli me George Russell dhe Lando Norris në kthesën e parë. Nuk kaloi shumë dhe “Safety Car” u duk në pistë pas incidentit që përfshiu Franco Colapinto-n, Esteban Ocon dhe Nico Hulkenberg.

Nisja e dytë e garës e pa sërish Norris në sulm për kreun ndaj Verstappen por 4 herë Kampioni i Botës rezistoi duke dominuar deri në fund. Një podium thuajse i sigurtë, i shpëtoi Norris nga duart për shkak të një penaliteti me 10 sekonda për shpejtësi të lartë në regjimin e flamurit të verdhë.
Një betejë e panevojshme për të që e shpërbleu me hyrjen në zonën e pikëve. Charles Leclerc dhe Ferrari u renditën të dytët, 6 sekonda pas Verstappen ndëra podiumin e plotësuan McLaren dhe Oscar Piastri. Russell ishte piloti i vetëm në zonën e pikëve për Mercedes përpara Alpine dhe Pierre Gasly që rezistuan ndaj sulmeve të vazhdueshme të Carlos Sainz.

Spanjolli i mbijetoi çarjes së gomës dhe mbajti pas patriotin Fernando Alonso që mori pikë të vlefshme për Aston Martin përpara Zhou Guanyu që realizoi pikët e shumëpritura për Kick Sauber. Piloti kinez u zgjodh gjithashtu edhe Piloti i ditës nga tifozët.
Kevin Magnussen u rendit në vendin e 9 për Haas ndërsa Norris mori pikën e vetme të vendit të 10. Lewis Hamilton shley dy penalitete gjatë garës dhe përfundoi i 12 përpara binomit të RB, Yuki Tsunoda dhe Liam Lawson. Një tjetër fundjavë për tu harruar për Sergio Perez që pasi humbi kontrollin e makinës u detyrua të braktisë përfundimisht garën.
LEXONI GJITHASHTU
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë