SHBA-ja pritet të rinisë operimin e portit për ndihma në Gazë
Porti i përkohshëm i ushtrisë amerikane në Gazë pritet të rinisë operimin më 20 qershor për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme humanitare për palestinezët, thanë dy zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se porti është rilidhur me bregun në Gazë të mërkurën, pasi ishte shkëputur përkohësisht të premten e kaluar për shkak të kushteve të këqija në det.
Ndihma për në Gazë nisi të dërgohej përmes portit të përkohshëm të ndërtuar nga SHBA-ja më 17 maj dhe Kombet e Bashkuara thanë se përmes këtij porti janë transportuar 137 kamionë me ndihma apo rreth 900 tonë metrikë.
Por, më pas kushtet e këqija në det dëmtuan portin dhe dëmet u riparuan. Përveç kushteve atmosferike, edhe shqetësimet e sigurisë kanë kufizuar numrin e ditëve kur ky port ka qenë funksional.
Në mars presidenti amerikan, Joe Biden, kishte njoftuar për vendosjen e këtij porti të përkohshëm, me qëllim lehtësimin e dërgesave të ndihmës humanitare, teksa Gaza, ku jetojnë 2.3 milionë banorë po përballet me uri, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta