Irani dënon vendimin e Kanadasë për shpalljen grup terrorist të Gardës Revolucionare

20 Qershor 2024 | 10:52

Irani ka dënuar vendimin e Kanadasë e cila listoi Gardën Revolucionare të Republikës Islamike si organizatë terroriste.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, citohet të ketë thënë se një vendim i tillë është “i pamatur dhe një hap jokonvencional i motivuar politikisht”.

“Veprimi i Kanadasë nuk do të ketë asnjë efekt mbi legjitimitetin dhe fuqinë parandaluese të Gardës Revolucionare”, tha Kanaani, sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke shtuar se Teherani rezervon të drejtën që të përgjigjet ndaj këtij vendimi.

Më 19 qershor, Otava listoi Gardën Revolucionare si organizatë terroriste, një hap që mund të çojë në hetimin e ish-zyrtarëve të lartë iranianë që tani jetojnë në Kanada.

Më 2019, Shtetet e Bashkuara kishin ndërmarrë veprim të ngjashëm ndaj Gardës Revolucionare, të cilën shtetet perëndimore e akuzojnë se kryen një fushatë të terrorizmit botëror.

Teherani hedh poshtë një akuzë të tillë, duke argumentuar se Garda është një forcë elite dhe një institucion sovran që është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë kombëtare të Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026