Gjykata Supreme përmbys dënimin me vdekje për reperin iranian

22 Qershor 2024 | 15:24

Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdekje kundër reperit Toomaj Salehi, ka bërë të ditur të shtunën avokati i tij.

Në prill, Salehi është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Isfahan, nën akuzën “korrupsion në Tokë”, teksa ka qenë duke kryer një dënim tjetër me burgim, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2022, që patën tronditur Iranin për disa muaj.

“Siç ishte pritur, Gjykata Supreme e ka shmangur një gabim gjyqësor të papërmirësueshëm”, ka thënë avokati i Salehit, Amir Raisian, në një postim në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

“Dënimi me vdekje është përmbysur dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme, rasti do të referohet te një degë paralele për rishqyrtim”.

Salehi, 33-vjeçar, është arrestuar për herë të parë në tetor të vitit 2022, pasi është deklaruar publikisht në mbështetje të protestave që kanë shpërthyer në shtator të atij viti, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjaçares, e cila vdekur sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Ai është liruar dhe riarrestuar disa herë prej atëherë, për shkak të vendimeve të ndryshme që kanë marrë gjykatat.

Salehi ka fituar vëmendje për tekstet e këngëve të tij, me tema kundër korrupsionit, varfërisë, ekzekutimeve dhe vrasjes së protestuesve në Iran, shkruan REL.

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen e dallimeve mes banorëve iranianë dhe udhëheqësisë së shtetit, duke akuzuar autoritetet se kanë “ngufatur” njerëzit, pa pasur parasysh mirëqenien.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026