Netanyahu: Izraeli gati të ndalojë luftimet në këmbim të kthimit të pengjeve
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte i gatshëm të ndalonte përkohësisht luftimet në Rripin e Gazës në këmbim të kthimit të një numri pengjesh të mbajtura nga Hamasi, por nuk do të angazhohej për një armëpushim të plotë “përpara se të arrihen qëllimet e luftës”.
“Jam gati të pajtohem për një marrëveshje të pjesshme që do të sjellë në shtëpi disa nga pengjet tona”, tha ai në një intervistë për Channel 14.
Ai deklaroi se është “detyrim” i Izraelit që të vazhdojë të luftojë pas pushimit për të përmbushur qëllimin e shkatërrimit të Hamasit.
“Unë nuk jam gati të heq dorë”, tha Netanyahu.
Ai tha gjithashtu se faza e luftimeve intensive kundër Hamasit po i vjen fundi, por se lufta nuk do të përfundojë derisa grupi të mos kontrollojë më Rripin e Gazës.
“Kur të përfundojnë luftimet intensive në Gaza, do të lejojë Izraelin të vendosë më shumë forca përgjatë frontit me Hezbollahun në Liban”, tha Netanyahu, raportoi “Times of Israel”.
Duke folur për mundësinë e një lufte kundër Hezbollahut, Netanyahu tha se shpreson se nuk do të ketë nevojë për të, por edhe Izraeli do të përballet me këtë sfidë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)