Votimi i Vjosa Osmanit si presidente, Haradinaj: Kemi hyrë në monizëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit tregon se Kosova ka hyrë në monizëm.
Në një intervistë për KosovaPress, zoti Haradinaj u shpreh se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin, tregon se vendin nuk e presin ditë të mira.
Ai adresoi akuza ndaj deputetëve të opozitës, të cilët votuan pro Vjosa Osmanit, ku një ndër tyre ishte edhe Albena Reshitaj nga radhët e AAK-së.
Ai tha se këta deputetë tjetërsuan vullnetin e qytetarëve të cilët ua dhanë votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Pra, u zgjodh presidentja me kontrabandim të votash, me deputetë që për përfitime të aty për atyshme tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre”, u shpreh ai.
Vjosa Osmani u zgjodh si Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit duke siguruar 71 vota nga 61 që ishin të nevojshme.
Kështu ajo është presidentja e gjashtë e Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Analistja politike Haxhiaj: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, pushtet më i konsoliduar në Kosovë
Kush është Vjosa Osmani, gruaja e dytë në krye të shtetit të Kosovës
Vjosa Osmani betohet si Presidente: Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta