Ndërtuesit kundër qeverisë, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për ligjin e strehimit social
Gjykata kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë në seancë plenare padinë e shoqatës së ndërtuesve të cilët kërkojnë të shfuqizohet ligji që i detyron të kontribuojnë në masën 3% të sipërfaqes, për banesat sociale.
Sektori i ndërtimit do të përballet me qeverinë dhe parlamentin në gjykatën kushtetuese. Kjo e fundit ka pranuar padinë e shoqatës së ndërtuesve të Shqipërisë ku kërkohet shfuqizimi i nenit 19 të ligjit për strehimin social, i miratuar në vitin 2018.
Ky nen specifikon se “Çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale”.
Padia në kushtetuese është parashikuar të shqyrtohet më 15 prill ndërsa në kohën kur u miratua ligji ndërtuesit paralajmëruan se kostoja do të transferohet tek qytetarët, duke sjellë rritje të çmimeve të shtëpive.
Sipas ndërtuesve, qeveria ka prodhuar një politikë të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën. Madje sipas tyre vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet taksim i dyfishtë duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës, një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta