Debati| Biden dhe Trump ‘përqafojnë’ tarifat, ç’duhet të dini për politikat e tyre
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump nuk bien dakord për shumë gjëra, por të dy kanë përqafuar tarifat si pjesë e politikës së tyre tregtare.
Kjo pritet të jetë edhe një prej temave të diskutuara në debatin e sotëm presidencial mes Biden dhe Trump.
Sipas mediave të huaja, tarifat rrisin çmimin e mallrave të importuara për bizneset amerikane. Por ato mund të ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e disa prodhuesve vendas dhe pavarësisht kostos të ndihmojnë në marrjen e pikëve politike në shtetet e lëkundura si Michigan dhe Pensilvania.
Politika tarifore e Trump: Ndërsa ishte në detyrë, Trump vendosi tarifa të reja për çelikun dhe aluminin e huaj, makinat larëse dhe rreth 300 miliardë dollarë mallra të prodhuara në Kinë.
Nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trump planifikon t’i shtojë ato tarifa duke miratuar një tarifë prej të paktën 10% për të gjitha importet nga të gjitha vendet, një tarifë prej 60% për të gjitha importet kineze dhe një tarifë 100% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë SHBA.
Politika tarifore e Biden: Biden ka mbajtur shumicën e tarifave të Trump, duke përfshirë mallrat e prodhimit kinez si këpucët, kapelat e bejsbollit dhe bagazhet.
Në maj, Biden njoftoi se do të rriste tarifat për 18 miliardë dollarë në importet kineze në një pjesë të vogël të sektorëve që konsiderohen strategjikë për sigurinë kombëtare, duke përfshirë automjetet elektrike, komponentët e baterive, gjysmëpërçuesit e vjetër, çelikun dhe aluminin. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi gjatë dy viteve të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha