Hapet një tjetër gropë gjigante në afërsi të rrugës Sarandë-Gjirokastër
Një javë më parë Euronews Albania paralajmëroi rrëzimin e galerive nëntokësore të ish-minierës së kripës në afërsi të fshatit Dhrovian në Finiq.
Tashmë një tjetër gropë me përmasa të mëdha u krijua në këtë zonë.
Specialistët thonë se vijon rrëzimi i galerive të shfrytëzimit të kripës së gurit gjatë regjimit komunist.
Në vendngjarje janë vendosur sinjalistikat e rrezikshmërisë për njerëzit dhe bagëtitë e imta.
Kjo është gropa e dytë që shfaqet në gjurmët e ish-minierës.
Ekspertët i tremben faktit që fenomeni mund të vazhdojë në pjesën e rrugës nacionale Sarandë-Gjirokastër, rrugë e cila në disa pjesë të saj është e ndërtuar mbi galeritë e shfrytëzimit.
Lexoni gjithashtu:
Shemben galeritë e minierës, rrezikohet rruga nacionale Sarandë-Gjirokastër që kalon përsipër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta