Restoranti më i mirë në botë. ‘Disfrutar’ ndodhet në Barcelonë, menuja deri 1 mijë €

30 Qershor 2024 | 15:53

Një restorant në Barcelonë është shpallur restoranti më i mirë në botë duke kryesuar listën me 50 emra.

Por ata që shpresojnë të zënë një tavolinë në restorantin “Disfrutar”, mund të zhgënjehen. Lista e pritjes kërkon që të nisni që tani rezervimin për të fituar ndoshta një vend vitin tjetër.

Emri i restorantit, “Disfrutar”, do të thotë “shijojeni”. I ndodhur në Barcelonë, ky restorant Ka marrë vlerësimet më të larta nga kompanitë më të njohura, , që inspektojnë dhe përpilojnë renditjen e restoranteve më të mira.

Faqja në internet e listës së 50 restoranteve më të mira të botës, e përshkruan restorantin “Disfrutar” si një eksperiencë unikale në jetë dhe vlerëson “gatimet me imagjinatë brilante, mjeshtëri teknike të pakalueshme dhe prezantimin lozonjar”.

Menuja standarde kushton 290 euro dhe ekstra 160 euro nëse dëshironi  edhe verë. Ata ofrojnë edhe një menu unike për tavolinën tuaj që varion nga 390 euro në 1050 euro për person.

Gjatë 22 viteve të fundit që është publikuar lista e restoranteve më të mirë të botës, fituesit kanë qenë tetë herë nga rajoni Katalonia në verilindje të Spanjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026