Çfarë ofron ekipi i Bashës për zgjedhjet e 25 Prillit? Jorida Tabaku në “Ilva Now”

5 Prill 2021 | 20:35

Partia Demokratike dhe aleanca e saj në zgjedhjet e 25 prillit, cilat do të jenë shanset e ekipit të Bashës në këto zgjedhjet tashmë që edhe modeli i fletës së votimit u përcaktua.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përballë analistëve në emisionin Ilva Now në Euronews Albania u shpreh e bindur se PD më 25 prill do të ketë votën e shumë prej atyre që në 2013 votuan PS, duke pritur ndryshimin, teksa sipas saj janë të zhgënjyer nga 8 vjet keqqeverisje.

Sipas saj, PD gjatë fushatës derë më derë ka gjetur mbështetjen e të gjitha shtresave të popullsisë, që nga votues për herë të parë deri tek ish-të përndjekurit.

Znj. Tabaku nuk dha një përgjigje konkrete nëse PD do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në rast se do të jetë humbëse, por deklaroi se PD ka ngritur “grup për mbrojtjen e votës”, që sipas saj është një strukturë që identifikon problematikat në terren.

Ish-deputetja theksoi se nëse PD fiton zgjedhjet, atëherë ministrat nuk do të jenë të njëjtën që ishin kur qeverisi z. Berisha. Ajo u shpreh se Partia Demokratike është përgatitur për qeverisje.

“Z. Basha ka ekipin e vet që e ka nxjerrë në listat e veta dhe sigurisht që do të qeverisë me ekipin e tij. Ka persona që janë me integritet kanë punuar, kanë kontribuar për Partinë Demokratike”, u shpreh znj. Tabaku.

Për znj. Tabaku, premtimi i PD për të hapur 110 mijë vende të reja pune brenda 4 viteve të para të qeverisjes është i përllogaritur dhe plotësisht i mundshëm.

Sipas saj, 110 mijë vendet e punës do t’i krijojë ekonomia, gjë që siç tha ish-deputetja ka në bazë taksa e sheshtë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021