Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha për gazetaren Ilva Tare se PD më 25 prill do të ketë votën e shumë prej atyre që në 2013 votuan PS, duke pritur ndryshimin, teksa sipas saj janë të zhgënjyer nga 8 vjet keqqeverisje.
Sipas saj, PD gjatë fushatës derë më derë ka gjetur mbështetjen e të gjitha shtresave të popullsisë, që nga votues për herë të parë deri tek ish-të përndjekurit.
“Në Tiranë ka një mbështete të jashtëzakonshme, ka një mbështetje nga votuesit e 2013 të PS, jo votues tradicionalë, por që votuan ndryshimin që thonë e provuam dhe nuk e duam më në pushtet se s’do japë më asgjë.
Jemi përpjekur t’u flasim të gjitha shtresave, familja është në qendër, kemi një paketë për biznesin e vogël që ka një mbështetje masive për shkak të dështimeve të 8 viteve të shkuara. Shoqatat e pronarëve dhe të përndjekurve politikë janë në mbështetje të PD.
Rinia masivisht na thonë që do të votojnë PD, i janë bashkuar ekipeve tona në fushatë dhe shtresa e mesme që janë dëmtuar nga taksa progresive dhe janë përfituesit kryesorë të taksës së sheshtë të propozuar nga PD”, tha znj. Tabaku.
Referuar fletës së votimit, znj. Tabaku tha se PD deri në fund ishte e bindur që modeli më i mirë i fletës së votimit ishte ai me emra, me ekip, pasi votimi për lista gjysmë të hapura duhet t’u jepte të drejtë qytetarëve të zgjidhnin.
Sipas ish-deputetes, vendimi i fundit i KQZ nuk e dëmton aspak PD, pasi siç tha ‘edhe hieroglife të jetë, qytetarët do e gjejnë logon e PD në numrin 9’.
“Nuk e dëmton fare PD, po luftojmë si ekip, nuk ka rëndësi kush hyn në Parlament. Kush futet në parlament ka peshën ne vet, ka mundësi të pafundme që kushdo që është në listë të gjejë vendin në qeverisje tonë”, tha znj. Tabaku.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta