Koreja e Veriut bojkoton Lojërat Olimpike të Tokios
Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Zyrtarë të Pjonjiangut thanë se vendimi është marrë për të mbrojtur sportistët nga pandemia e COVID-19.
Kështu marrin fund shpresat e Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat Olimpike si pikënisje për të nxitur bisedimet me Veriun.
Në vitin 2018, në Lojërat Dimërore të dyja palët dakordësuan që vendet të përfaqësoheshin me një ekip të përbashkët, vendim që konkretizoi më tej disa takime politike.
Tre vite më parë nga Korea e Veriut patën marrë pjesë 22 atletë dhe 230 delegatë sportivë, zyrtarë dhe gazetarë.
Pjonjiangu thotë se nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19, mirëpo raportime të ndryshme ndërkombëtare shprehen skeptike për këtë gjendje.
Vetë Japonia ka marrë masa që edhe flaka olimpike të mos çohet me ceremoni të zakonshme për shkak të rrezikut nga infektimi prej COVID-19.
Lojërat pritet të hapen më 23 korrik dhe parashikohet të vijojnë deri më 8 gusht.
Koreja e Veriut bëhet vendi i parë që bojkoton Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat ishin caktuar të mbaheshin në vitin 2020, mirëpo u shtynë për shkak të pandemisë.
Kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 1988 që Pjonjiangu nuk do të marrë pjesë në një event sportiv botërorë. Në vitin ’88 pati bojkotuar Lojërat e Sidnejt teksa bota ishte në fund të Luftës së Ftohtë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta