Reagimet e Kremlinit për postet e BE: Rusofobë!
“Shanset për përmirësimin e marrëdhënieve BE-Rusi nuk duken të jenë aspak pozitive sidomos pas emërimeve ‘rusofobe’ në detyra kryesore të unionit”, ishte ky reagimi i Kremlinit pasi liderët e Unionit ranë dakord për 3 zyrtarët e lartë të unionit.
Zëdhënësi rus Dmitry Peskov u ndal në mënyrë specifike tek Ursula von der Leyen, e cila u emërua për një mandat tjetër si presidente e Komisionit Evropian, dhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e zgjedhur si shefja e ardhshme e politikës së jashtme të BE-së.
“Zonja von der Leyen nuk është një mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve midis BE-së dhe Rusisë. Kështu e njohim dhe kështu e kujtojmë atë”, tha ai.
Duke iu kthyer kryeministres të Estonisë, Peskov shtoi se Kallas “nuk ka demonstruar prirje diplomatike deri më tani dhe është e mirënjohur për deklaratat e saj të papajtueshme dhe ndonjëherë edhe rusofobike”. Kallas ka qenë një nga kritikët më të hapur të Kremlinit brenda BE-së
Është e paqartë nëse komentet e Peskov kishin lidhje me ndonjë përpjekje specifike për normalizim midis të palëve. Marrëdhëniet midis Brukselit dhe Moskës kanë qenë të ftohta që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta