Gjyqet “Qeveri-Biznes”, 10 çështje të humbura në dekadë, shteti rrezikon edhe 350 milionë euro
Në dhjetë vitet e fundit shteti shqiptar ka humbur 10 gjyqe në arbitrazh me vendime të formës së prerë, të përkthyera këto në qindra miliona euro.
Më i kushtueshmi, me vlerë 110 milionë euro, është gjyqi i fituar nga Francesco Becheti, ndërsa mbeten të hapura pretendimet e një sërë kompanish që kërkojnë një shumë mbi 350 milion euro.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër, Shqipërisë i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit. Bëhet fjalë për dy vendime që kjo gjykatë ka dhënë në dëm të shtetit shqiptar dhe në favor të investitorëve privatë të përjashtuar nga Shqipëria.
Bashkë me 110 milionë euro që duhet të shkojnë në llogari të Francesco Becchetit, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë edhe 45 milionë euro në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, të cilat u kontraktuan në vitin 2012, për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, i konsideroi të drejta pretendimet e kompanive, për kosto shtesë në ndërtimin e këtij segmenti, të cilat nuk u paguan nga qeveria. Këto janë dy prej dhjetëra çështjeve të humbura në vite, ndërsa shumë të tjera janë mbajtur larg syrit të publikut.
Avokatura e Shtetit, institucioni që përfaqëson dhe mbron interesat pasurore të shtetit, është treguar hermetike për të dhënë informacion mbi vendimet dhe faturat financiare të humbura a të fituara nga shteti. Megjithatë, të dhënat e përpunuara nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, sa i përket arbitrazheve aktive, mbërrijnë në 350 milionë euro. Ndërkohë, vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, deri në fund të vitit 2019, numëronte 10 çështje të humbura nga shteti me mbi 19 miliardë lekë detyrime.
Që kur Shqipëria, aderoi në vitin 2000 për njohjen e vendimeve të huaja të arbitrazhit, gjyqi i parë i humbur që do të mbahet mend është ai i Trenit Elektrik, kur në vitin 2005 qeveria e asokohe prishi kontratën 90 milionë dollarëshe për trenin Tiranë-Durrës, dhe kompania General Electric fitoi gjyqin 20 milionë dollarë.
Pretendimet/detyrimet e mundshme të shtetit shqiptar
| Paditësit në arbitrazh | milionë euro |
| “Hydro dhe të tjerë…” F.Beccheti | 110 |
| Copri dhe Aktor | 45 |
| “Dondi (ITA) & Kubota (JAP) | 90 |
| “Arka Energy”, Akërnia | 110 |
| “Durrës Kurum Shipping” | 100 |
| Valeria Italia | 0.5 |
| TOTALI | 453.5 |
Burimi: Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve
LEXONI GJITHASHTU:
- Programet ekonomike të partive, Gjergj Buxhuku: Qytetarët, të zhgënjyer për mënyrën sesi është qeverisur deri tani
- U shkarkua nga detyra në 2019-ën, shtyhet sërish seanca për ish-kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta