Darmanen: Franca parandaloi 2 komplote për sulm terrorist në Lojërat Olimpike
Franca ka shkatërruar dy komplote të veçanta për një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike, njoftoi sot ministri i Brendshëm Gerald Darmanen. Ai tha se policia ka bërë “disa arrestime” në dy operacione të ndara.
“Kjo nuk u njoftua në ditët e kaluara për shkak të fushatës zgjedhore, por ne kemi arrestuar njerëz që dyshojmë se po planifikonin sulme terrorist”, tha Darmanen në një intervistë për kanalin francez të lajmeve BFM TV.
Përpara Ditës së Bastiljes më 14 korrik dhe Lojërave Olimpike më 26 korrik, ministri shtoi se kërcënimi terrorist në Francë është ende i lartë.
Franca ka qenë në alarmin më të lartë terrorist që nga marsi, pas sulmit në sallën “Crocus” të Moskës në të cilin vdiqën 145 persona dhe Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Pas atij sulmi, Darmanen vendosi ta vinte Francën në gatishmërinë më të lartë kundër sulmeve terroriste.
Përveç sfidave të sigurisë të Lojërave Olimpike dhe ceremonisë së hapjes, e cila do të mbahet në lumin Seine, zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë ngritur frikën për trazira civile dhe protesta masive. Të dielën e 7 korrikut do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, në të cilat parashikohet që partia e djathtë “Mbledhja Kombëtare” të marrë mundësinë për të formuar qeverinë.
Për sigurinë e zgjedhjeve, rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë vendin, nga të cilët 5,000 do të vendosen në Paris.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta