Policia Kufitare shpëton 18 emigrantë që rrezikuan të mbyteshin në Adriatik
Tetëmbëdhjetë emigrantë kurdë, sirianë e irakenë, mes tyre 1 fëmijë dhe 3 gra, u shpëtuan gjatë një operacioni kërkimi të drejtuar dhe koordinuar nga Roja Bregdetare në bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n dhe Policinë Kufitare.
Policia e Shtetit bën me dije se mjeti lundrues 6 metra i gjatë që rrezikonte të mbytej disa milje larg bregut, u pikas në orët e para të mëngjesit ndërsa më herët kishte kërkuar ndihmë me anë të sinjalit SOS për shkak të detit të trazuar dhe një avarie që pësoi në motor.
Sipas të dhënave paraprake, gomonia me 18 emigrantë në bord dyshohet se u nis fillimisht nga grykëderdhja e Lumit Shkumbin pranë Divjakës dhe kishte si destinacion Italinë, ndërkohë raportohet se policia ka vënë në pranga skafistin.
Emigrantët që ndodheshin në bordin e gomones u transportuan drejt Portit të Durrësit, ku dhe po merren në pyetje nga policia.
Gjendja shëndetësore e emigrantëve paraqitet e mirë, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e grupit që merrej me trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Sipas burimeve, emigrantët kanë qenë më herët të strehuar në qendrën e azilkërkuesve në Babrru dhe kanë paguar një shumë deri në 1 mijë euro me premtimin për t’i transportuar ilegalisht drejt Italisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta