28 mijë nxënës më pak në sistem, Edmond Dragoti shpjegon arsyet e tkurrjes së arsimit

6 Prill 2021 | 19:55

Në Shqipëri, çdo vit arsimi humbet rreth 25 të rinj në kopshte, shkolla dhe universitete. Edhe në sezonin 2020-2021, regjistrimet shënuan tkurrje më të ndjeshme, me 28 mijë nxënës më pak se vjet.

Psikologu, profesor Edmond Dragoti tha për Euronews Albania se kjo është një dukuri e shfaqur tani, por e përgatitur shumë kohë më parë.

Sipas psikologut të njohur, shkak kryesor i kësaj tkurrjeje në arsim është rënia e numrit të lindjeve që nisi pas viteve ’90 dhe vazhdon të bjerë në mënyrë të vazhdueshme.
Ai shpjegoi se i takon qeverive përmes politikave stimuluese që të ndikojnë në rritjen e numrit të lindjeve, në mënyrë që popullsia të mos shkojë drejt plakjes së vazhdueshme.

“Popullsia plaket më shumë dhe lindjet pakësohen dhe së dyti emigracioni masiv ku pjesa më e madhe janë të rinj, ndaj lindjet shtohet jashtë vendit.

Edhe pandemia këtë vit krijoi premisa të vetizolimit, çka solli shprehitë e mësimit në shtëpi.

Rritja e numrit të lindjeve është faktori kryesor dhe që duhet të stimulohet me mënyrë demografike me stimuj të punësimit dhe garanci për të ardhmen e familjes”, u shpreh profesori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026