Mejdini: Partitë politike në Shqipëri nuk kanë ideologji, vendit i duhet një lëvizje e fortë antikorrupsion

6 Prill 2021 | 21:41

Gazetarja Fatjona Mejdini tha për gazetaren ‘Ilva Tare’ se ajo që u ka munguar gjithmonë partive politike në Shqipëri, ndryshe nga ç’ndodhi në Kosovë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, është ideologjia.

Sipas saj, ajo që i duhet në këtë moment vendit dhe që i ka munguar gjithmonë është një lëvizje e fortë antikorrupsion, duke qenë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha dhe të kahershme të çdo qeverie.

“Një nga problemet më të mëdha në vend është korrupsioni dhe askush nuk i mëshon kësaj që jemi për antikorrupsionin. Kemi lëvizjen ‘Ura’ në Malin e Zi dhe ata janë për t’i marrë shembull, një lëvizje të rinjsh që kishin si bazë antiokorrupsionin dhe u shpërblyen. Ka mungesë inspirimi”, u shpreh gazetarja Mejdini.

Në lidhje Skype, Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’ fakti që në Shqipëri nuk një lëvizje antikorrupsion  lidhet me faktin se shoqëria civile në Shqipëri është po aq e korruptuar sa partitë politike.

“Nuk e krahasojmë dot vendin tonë as me Malin e Zi e as me RMV. Por shoqëria civile në Shqipëri që u krijua në vitet ‘90 ka qenë e deformuar dhe nuk krahasohet me atë të vendeve të tjera.

Po t’i referohemi përsëri Kosovës, që ka qenë një provincë, edhe ajo ka pasur një shoqëri civile shumë më të konsoliduar se ne, ndaj ata janë më të zëshëm sot”, tha znj. Harxhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021