Gafa e Presidentit Biden, ngatërron Zelenskyn me Vladimir Putin

12 Korrik 2024 | 09:57

Presidenti 81-vjeçar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë pjesë e një tjetër incidenti diplomatik duke ngatërruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Incidenti ndodhi gjatë samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC. Takimi i këtij viti i kushtohet pjesërisht mbrojtjes së Ukrainës, me liderët botërorë të rreshtuar për të lavdëruar luftën e vendit kundër agresionit të Moskës.

Biden dëshironte të ftonte të mbante fjalën e tij presidenti i Ukrainës, të cilin e ngatërroi me agresorin e saj Putin.

“Tani unë dua t’i jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka po aq kurajë sa edhe vendosmëri, zonja dhe zotërinj presidenti Putin. Presidenti Putin!” –tha Biden, por duket se e kuptoj shpejt se kishte gabuar e në përpjekje për të dalë nga situate e sikletshme shtoi:

“Ai që do e mposhtë presidentin Putin, president Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”.

Pavarësisht se president i SHBA e ngatërroi me armikun e tij më të madh, Zelensky e priti këtë gabim me buzëqeshje dhe sportivitet ndërsa tha: “Unë jam më i mirë se ai”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026