Studimi: Njerëzit narcistikë bëhen më empatikë dhe bujarë me kalimin e moshës 

12 Korrik 2024 | 13:02

Personat narcistë bëhen më empatikë, bujarë dhe më të këndshëm me kalimin e moshës, sipas rezultateve të një studimi të ri për karakteristikat e këtij lloji të personalitetit të publikuar në revistën amerikane “Psychological Bulletin”.

Një studim i më shumë se 37,000 njerëzve sugjeron se ndjenja e paarsyeshme e lartë e vetëvlerësimit të njerëzve narcistë mund të zvogëlohet me kalimin e moshës, por mund të mos tejkalohet plotësisht.

Ata që ishin më narcistë se bashkëmoshatarët e tyre në fëmijëri priren të mbeten të tillë si të rritur, kanë gjetur studiuesit, siç raportohet nga BBC.

Psikologët përdorin termin personalitet narcisist për të përshkruar një lloj specifik, të diagnostikueshëm të çrregullimit të personalitetit.

Megjithëse përkufizimet mund të ndryshojnë, narcisistët zakonisht kanë një besim të palëkundur se ata janë më të mirë ose më të merituar se njerëzit e tjerë, gjë që të tjerët mund ta përshkruajnë si arrogancë dhe egoizëm.

Puna e publikuar në revistën Psychological Bulletin bazohet në të dhënat nga 51 studime të mëparshme, dhe 37,247 njerëz të moshës nga tetë deri në 77 vjeç morën pjesë në studim.

Studiuesit kanë zbuluar se individët narcistikë shfaqin më pak tipare negative me kalimin e moshës, por që këto ndryshime janë të vogla dhe graduale.

“Është e qartë se disa individë mund të ndryshojnë më shumë, por në përgjithësi, nuk do të prisnit që dikush që e njihni si një person shumë narcisist të kishte ndryshuar plotësisht kur t’i takoni përsëri pas disa vitesh”, tha studiuesi kryesor nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Ulrich Orth.

Orth tha se disa tipare narcisiste mund të jenë të dobishme, të paktën në afat të shkurtër, sepse ato mund të rrisin popullaritetin dhe suksesin e individëve të tillë, por që në periudha më të gjata pasojat e tipareve të tilla janë kryesisht negative.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026