Ekonomia globale rritet, Turqia ka zhvillimin më të madh me 157% për individ
Bota po pasurohet më shumë pas periudhës së krizës së pandemisë. Vetëm vitin që lamë pas janë gjeneruar mbi 470 trilion dollarë. rritja më e madhe në Amerikën Latine, Lindjen e mesme dhe Afrikë, ndërsa ekonomia për individ në Turqi, renditet e para me një rritje 3 shifrore
Bota është pasuruar me $477 trilion dollar vitin që lamë pas. E thotë studimi i fundit i Boston Cosulting Group.
Sipas të dhënave të institutit financiar, pasuria financiare për individ në botë është rritur me 4%. Lajmi konsiderohet pozitiv por ende një shifër shumë modeste krahasuar me rritjen mesatare para periudhës së pandemisë, ku pasuria në botë rritej mesatarisht me vit 7%.
Rritja më e madhe u regjistrua në Amerikën Latine, ku pasuria financiare për individ u rrit me 7.9%, e ndjekur nga Lindja e Mesme dhe Afrika me përkatësisht 7.8%
Sa i takon Evropës, ekonomia individuale e Zvicrës dhe Italisë nuk ndoqi të njëjtin ritëm, duke rënë me 6 dhe 4 përqind respektivisht.
Humbje të madhe gjithashtu për shtetin e vogël të Qipros, ekonomia për person e të cilit ra me 30%. Humbje dyshifrore shënuan edhe Meksika dhe Kazakistani, me respektivisht 20 dhe 17%.
Studimi nxjerr në pah edhe shpërndarjen gjeografike të më të pasurve në botë, ku në listë kryesojnë te pasurit qe jetojnë ne Amerikën Veriore, të ndjekur nga ata që jetojnë në shtetet e Paqësorit si dhe ne Evropën perëndimore. Renditje e cila nuk paraqet një surprizë krahasimisht me pasqyrimet e më mëparshme.
Megjithatë, surpriza në listë shfaqet Turqia, ku sipas studimi, gjatë periudhës 2022 dhe 2023 , pasuria financiare për individ është rritur me 157%.
Ndërkohë numri i më i madh i milionerëve në botë, jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Britani të Madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore