Deputeti i parë gjerman me ngjyrë jep dorëheqjen pas thirrjeve raciste e kërcënimeve
Deputeti i parë me ngjyrë afrikane që hyri në parlamentin gjerman, Karamba Diaby, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm. Kjo deklaratë e tij vjen disa javë pasi zbuloi gjuhën e urrejtjes që u përdor ndaj tij, duke përfshirë sharje raciste dhe kërcënime me vdekje.
“Në vitet e fundit jam përballur me disa kërcënime me vrasje. Kjo tani e ka tejkaluar kufirin,” tha ai. “Urrejtja që mbjell çdo ditë AfD me narrativat e saj mizantropike reflektohet në dhunën konkrete psikologjike dhe fizike. Kjo rrezikon kohezionin e shoqërisë sonë. Ne nuk mund ta pranojmë thjesht këtë” tha ai.
Karamba Diaby, 62 vjeç, i cili hyri në Bundestag në vitin 2013, tha se donte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij dhe të linte vend për politikanët më të rinj.
Diaby tha se sharjet raciste dhe kërcënimet me vdekje nuk ishin vetëm “arsyet kryesore” për vendimin e tij, duke theksuar se ai nuk do të mbytet nga kërcënimet. Megjithatë besohet gjerësisht se ato mesazhe kanë pasur ndikim në vendimin e tij.
Duke u shkruar kolegëve të partisë të martën, Diaby premtoi se do të mbetet aktiv në SPD, veçanërisht në 15 muajt që çojnë në zgjedhje, duke thënë: “Ne përballemi me sfida të mëdha dhe punë të palodhur. Në të njëjtën kohë, mezi pres të kem më shumë kohë për familjen dhe miqtë e mi.”
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta