Ngërçi në Rinas, deri nesër në orën 10:00 të gjitha fluturimet e bllokuara
Bllokohen fluturimet në Aeroportin e Rinasit.
Informacione nga Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve ka njoftuar se udhëtimet ajrore do të jenë të bllokuara deri në orën 10:00 të datës 8 prill.
Kështu në këtë aeroport nuk ketë asnjë ulje-ngritje avionësh, pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.
68 kontrollorë të “Albcontrol” janë në grevë për kushtet e punës dhe uljen e pagave.
Këta të fundit kanë pasur sot edhe një takim me ministren Belinda Balluku, ku kërkuan një rikthim të pagave të plota.
Gazetari Merin Maçi raportoi se takimi ka qenë i tensionuar dhe nuk është arritur në një dakordësi mes palëve.
Më herët, Tirana International Airport njoftoi se dy fluturime në Rinas u ndërprerë ditën e sotme për shkak të grevës së kontrollorëve: “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe “Air Albania” me destinacion Stamboll-Tiranë, e cila pati 40 minuta vonesë.
Linja e avionit Athinë-Tiranë qëndroi 30 minuta në ajër, për shkak të mungesës së kontrollorëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta