Vaksinimi në Vlorë me ritme të shpejta, pas mjekëve dhe arsimtarëve radha për farmacistët
Teksa nisi sot procesi i vaksinimit për farmacistë në vend, në Vlorë ky proces ka nisur tashme prej një jave, ku krahas farmacistëve po vaksinohen edhe stafet e klinikave private dhe stomatologët. Deri sot janë vaksinuar 70 stomatologë, 11 farmacistë dhe 14 klinika private.
Këtë e konfirmoi për Euronews Albania shefi epidemiologjisë në qytetin bregdetar.
“Vlora është pjesë e objektivit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e bluzave të bardha edhe në sektorin privat. Ne në Vlorë kemi filluar pak më herët me këtë proces, pasi i kemi parë me prioritet dhe kemi vaksinuar një kontigjent të konsiderueshëm”, tha Agron Bashllari, shefi epidemiologjisë në qytetin bregdetar.
Në Vlorë ka përfunduar procesi i vaksinimit për mjekët dhe arsimtarët, ndërsa është drejt përfundimit procesi i vaksinimit të uniformave blu. Sa i përket popullatës, aktualisht po vaksinohen moshat mbi 65 vjeç.
“Kjo popullatë po vjen drejt ezuarimit dhe gradualisht do të vazhdojmë më fashat e tjera të popullatës. Aktualisht po vaksinojmë moshat 70 + dhe gradualisht do të vijmë duke zbritur fashën moshore”, tha z. Bashllari.
Deri tani, 19.200 doza vaksinash kanë mbërritur në Vlorë, e procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta ,ndërsa nuk janë evidentuar raste kur të vaksinuarit kanë shfaqur probleme me shëndetin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta