Plani “Trump” për Lindjen e Mesme, Borell: Nuk ka sukses pa dakordësinë e të gjitha palëve
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se plani i Presidentit amerikan Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme nuk mund të ketë sukses pa mbështetje nga të gjitha palët.
“Ne kemi dëgjuar për propozimin e ri të sjellë nga Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturin plani i paqes për Lindjen e Mesme. Jordania dhe Bashkimi Evropian janë shumë të vetëdijshme se konflikti izraelito-palestinez ka zgjatur prej shumë kohesh dhe është konflikti më i dhimbshëm dhe më kompleks në historinë tonë. Përvoja gjatë 50 viteve të fundit ka treguar se pa marrëveshje midis të gjitha palëve, asnjë plan paqeje nuk ka shansin të ketë sukses”, tha Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Deklarata e Borrell u bë pas bisedimeve bilaterale me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al Safadi në Aman.
Plani kërkon krijimin e një shteti të demilitarizuar palestinez, ku përjashtohen vendbanimet izraelite të ndërtuara në territorin e zaptuar dhe është pothuajse i gjithi nën kontrollin e sigurisë izraelite, ndërsa po sipas planit të presidentit Trump, Jerusalemi do të jetë kryeqytet i pandarë i Izraelit.
Por z. Safadi theksoi se Jordania dëshiron planin e paqes për krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin si kryeqytetin e tij. Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet izraelite në tokën e zaptuar gjatë luftës, si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.