Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 25 korrik, një ditë pasi ai t’i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan.
Lajmin e transmeton agjencia AFP, duke u thirrur në një zyrtar amerikan.
Data e takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte e pavendosur, pasi Biden u infektua me koronavirus dhe ishte në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer.
Izraeli raportoi fillimisht se dy liderët do të takoheshin më 23 korrik.
Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së të mërkurën, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.
Pavarësisht kësaj lufte, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit, shkruan REL.
Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”.
Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë – enklavën që kontrollon Hamasi.
Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 39.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun