“Ka tradhtuar Romën pasi…”- Italia akuza NATO: Vendimi i Stontelberg një “fyerje”

24 Korrik 2024 | 13:31

Ministri i Mbrojtjes i Italisë ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se ka tradhtuar Romën duke mos emëruar një italian si të dërguarin e ri të aleancës, i ngarkuar për koordinimin e veprimeve të NATO-s në krahun e saj jugor.

Pozicioni u krijua në fillim të këtij muaji me kërkesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, dhe qeveria e saj tha në atë kohë që mendonte se një italiani duhej të kishte atë pozicion.

NATO nuk ka njoftuar ende se kush do ta marrë rolin, por ministri italian i Mbrojtjes i tha gazetës La Stampa se Stoltenberg kishte emëruar një spanjoll, duke shtuar se ai e konsideroi vendimin  “pothuajse një fyerje personale”.

E pyetur për kritikat e ministrit italian, zyra e shtypit e NATO-s bëri me dije se  “NATO do të shpallë çdo emërim në kohën e duhur.”

Ajo nuk pranoi të bënte ndonjë koment tjetër mbi deklaratat e ministrit.

Zyrtari i lartë italian tha se ai i kishte shkruar “një mesazh shumë  zhgënjimi” Stoltenberg.

“Ai më  zemëroi dhe do të ketë pasoja në nivel personal,” tha ministri në një shpërthim jashtëzakonisht të pazakontë nga një anëtar i NATO-s kundër kreut të aleancës ushtarake. “Veprimi i Stoltenberg  ishte një tradhti e një parimi. Ishte Italia ajo që kishte luftuar për të krijuar rolin e të dërguarit për frontin jugor,” tha miniztri italian , duke shtuar se Stoltenberg nuk ishte dakord me vendimin për të krijuar rolin e ri dhe e kishte ndëshkuar Italinë në përputhje me rrethanat.

NATO muajin e kaluar zgjodhi ish-kryeministrin holandez Mark Rutte për të marrë detyrën më 1 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026

Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur

Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të tjerë janë plagosur nga tërmetet në Venezuelë, sipas qeverisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të...
08:16 | 27/06/2026

SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën një antenë telekomunikacioni në zonën Sirik të Iranit jugor. Ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu sulme ajrore kundër...
08:09 | 27/06/2026