Champions League, PSG mposht 3-2 Bayernin në shtëpi, Chelsea 2-0 Porton
Me një performancë të shkëlqyer Kylian Mbappe udhëhoqi Paris Saint-Germain drejt një fitore shpresëdhënëse 3-2 ndaj Bayern Munich, ndërsa Chelsea mori një rezultat të pastër 2-0 ndaj Portos.
Në ndeshjet e para çerekfinaliste të UEFA Champions League, skuadrat pritëse pësuan humbje duke e vënë goxha në mëdyshje kualifikimin për më tej.
Në Allianz Arena, kampionët në fuqi u shtangën nga dy gola të shpejtë të PSG-së, që erdhën nga Mbappe dhe Marquinhos, që të dy të asistuar nga Neymar. Për Bayern Choupo-Moting shkurtoi diferencat në minutën e 37-të ndërsa në minutën e 60-të, Muller barazoi rezultatin në 2-2.
Sidoqoftë shpresat për një përmbysje i hodhi poshtë francezi Mbappe, i cili realizoi golin e tretë për PSG-në. Kjo fitore e francezëve ngushëllon disi kujtimin e finales së humbur vitin e shkuar.
Paralelisht në Portugali, Chelsea fitoi 2-0 ndeshjen e parë kundër Portos, ku Mason Mount dhe Ben Chilwell ishin autorët e golave. Ky rezultat i jep skuadrës qetësi pas problemeve që u nxorën në pah prej zënkës mes mbrojtësit Rudiger dhe portierit Arrizabalaga.
Ndeshjet e kthimit pritet të luhen më 13 prill. Në ndeshjet e së martës Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit ndërsa Manchester City 2-1 ndaj Dortmundit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet