Zjarri në Kaliforni u shkaktua nga një makinë, 4000 persona detyrohen të evakuohen

26 Korrik 2024 | 19:29

Zjarri më i madh i Kalifornisë deri më tani këtë vit ka vrarë të paktën dy njerëz dhe ka detyruar mijëra të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Sipërfaqe të gjera toke janë djegur me flakët që po përhapen me shpejtësi. Zjarri është trefishuar në përmasa që kur filloi, sipas shërbimit zjarrfikës të Kalifornisë, duke shpërthyer gjatë natës nga 567 hektarë të mërkurën në më shumë se 60,000 hektarë të premten në mëngjes.

I njohur si Zjarri i Parkut, besohet se është ndezur nga një burrë i akuzuar se ka shtyrë një makinë të djegur në një kanal. Ajo rrëshqiti poshtë në grykë dhe më pas shpërtheu tërësisht në flakë duke shkaktuar zjarrin në gjithë parkun.

Burri u largua me qetësi nga zona, në një nga parqet urbane më të mëdha të vendit, duke u përzier me njerëz të tjerë dhe duke ikur nga “zjarri që evoluon me shpejtësi”, thanë zyrtarët.

42-vjeçari nga Chico u arrestua herët të enjten dhe po mbahet pa kusht deri në një seancë gjyqësore të hënën, thanë zyrtarët. Hetimet për zjarrin dhe shkaqet e tij janë ende në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026