Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të zëvendësojë kontrollorët e larguar me të rinj, vendas ose të huaj

8 Prill 2021 | 12:10

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë “për ta kthyer operacional kontrollin e trafikut ajror”, qoftë edhe duke zëvendësuar punonjësit aktual me të rinj.

Me propozim të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, “Komiteti i Mbrojtjes Civile”, i cili drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka vendosur që të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë,” – u tha në një njoftim për shtyp nga Komiteti i Mbrojtjes Civile.

“Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë,” – vijoi njoftimi.

Për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza” policia ka ndaluar vetëm 3 kontrollorë të kompanisë “Albcontrol” për të cilët prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë.

Konkretisht janë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini të cilët janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, e cila i akuzon ata për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë puna në aeroportin “Nënë Tereza” është bllokuar që prej ditës së djeshme.

Lexoni gjithashtu:

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026