Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dha një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit pas situatës së krijuar nga kontrollorët e trafikut ajror.
Ministrja sqaroi se fluturimet esenciale do të nisin ditën e sotme. Fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake janë ato që përfshihen në kategorinë e fluturimeve esenciale.
“Ju njoftoj që kemi arritur që me një përpjekje shumë të madhe gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë sasinë e vaksinave, të konsiderueshme që duhet të vinte dje në Shqipëri por që është bllokuar për shkak të kësaj greve të paligjshme dhe do të vijë sot rreth orës 3 pasdite ku më pas do të fillojë shpërndarja ashtu siç ishte planifikuar,” – tha Balluku.
Ministrja informoi qytetarët që do të jetë e pamundur që të kemi fluturime të aviacionit civil por tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhje e cila do të mitigohet ditën e nesërme.
“Nesër që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës do fillojmë të kemi operime normale në aeroportin e Rinasit për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komerciale,” – shpjegoi ministrja Balluku.
LEXONI GJTIHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta