Rama e Meta sërish replika mbi çështjen “Albcontrol”

8 Prill 2021 | 12:59

Çështja e menaxhimit të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit ka përplasur sërish Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Meta kërkoi auditim të kompanisë Albcontrol nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa Rama e cilësoi kërkesën e tij të kotë.

Presidenti i ka kërkuar KLSH-së të ketë vëmendje kryesore:

  • mënyrën e menaxhimit të Albcontrol;
  • respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
  • përdorimin e fondeve publike;
  • respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të Albcontrol.

Presidenti u shpreh se “po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me menaxhimin e situatës në aeroport”.

Meta vuri theksin se palët “duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast”.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke i konsideruar “dokrra” kërkesat për auditim dhe reflektim nga Presidenti Meta.

Ai e cilësoi sërish problematikën e krijuar në menaxhimin e trafikut ajror “të nxitur” nga Meta dhe opozita, ndërsa këmbënguli se situata do të zgjidhet duke nisur nga nesër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026