Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç
Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të zgjasë 3 ditë.
Vaksina për këtë kategori do të bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare në komunat përkatëse. Të moshuarit, pas marrjes së vaksinës treguan se ndihen shumë mirë.
“Mirë, për mua është shumë mirë dhe nuk di çka të them[…]Unë kam qenë minator, tani unë kam nganjëherë kollë, por e gjitha në përgjithësi është mirë, madje mirë e ndjejë edhe vetën”, u shpreh një moshuar.
“Kam probleme me aritminë, kam ardhur që ta marr vaksinën për më mirë, edhe kam disa vjet, inshalla të rinjve iu bënë mirë se për pleq sukses pak”, u shpreh një tjetër.
“Mirë shkoj vaksinimi, edhe mirë jam. Unë nuk kam ndonjë sëmundje. Edhe katër muaj i bëjë 89-vjet. Por do të ishte mirë të gjithë me marrë vaksinën, është edhe më sigurt”, tha një tjetër i moshuar.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se brenda ditës mund të bëjmë deri në 1 mijë vaksina.
“Nga sot dhe dy ditët tjera në vijim për tre ditë radhazi ne do vaksinojmë grup moshën mbi 85 vjeç, do thotë 8, 9 dhe 10. Ndërsa, nga data 11, 12, 13 pastaj vazhdohet me grupmoshën 80-84. Gatishmëria jonë për të punuar për nga numri e dini nga 750 deri në 1 mijë persona jemi në gjendje gatishmërie t’i vaksinojmë varet nga momenti se sa do të na vijnë të moshuarit për tu vaksinuar”, tha ai.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha se koordinimi midis pushtetit qendror dhe atij vendor është domethënës për procesin e vaksinimit.
Më 28 mars Kosova siguroi 24 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania “Astra Zeneca” dhe 2 ditë më pas nisi procesin, fillimisht me mjekët punonjësit e spitaleve.
Deri më tani janë vaksinuar 5 mijë e 400 mjekë dhe infermierë të sektorit publik dhe privat.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta