OBSH: Sa përqind e adoleshenteve shqiptare janë dhunuar nga partnerët e tyre
24% e vajzave adoleshente në mbarë botën që janë në një lidhje janë dhunuar fizikisht apo seksualisht nga partnerët e tyre.
Janë ekspertët e organizatës botërore të shëndetësisë që japin alarmin se këto vajza pa mbushur ende të 20-tat po përballen me ritme të larta dhune.
Në rang global, ekspertët thonë se 1 në 6 vajza kanë përjetuar dhunë pëgjatë viti të kaluar, ndërsa 1 në 4 janë dhunuar së paku një herë nga partneri gjatë lidhjes së tyre.
Fenomeni i dhunës raportohet në nivel të ndryshme në varësi të vendeve. Në Europë, 10% e vajzave nën 20 vjec raprotojnë se janë dhunuar, e kur flasim për shqipërinë shohim se kjo shifër është edhe më e lartë.
Sipas OBSH, 13% e adoleshenteve shqiptare që janë në një lidhje janë dhunuar fizikisht apo seksualisht.
Ekspertët ngrenë shqetësimin se dhuna nga partneri mund të ketë ndikime shkatërruese në shëndetin e të rinjve, arritjet arsimore, marrëdhëniet e ardhshme dhe perspektivat gjatë gjithë jetës. Nga pikëpamja shëndetësore, rrit gjasat e lëndimeve, depresionit, çrregullimeve të ankthit, shtatzënive të paplanifikuara, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të tjera probleme fizike dhe psikologjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta