Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret
Situata në aeroportin e Rinasit është zhbllokuar pas më shumë se 30 orësh bllokim të fluturimeve.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja Belinda Balluku dhe Tirana International Airport, duke theksuar se fillimisht do të rinisin fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Në njoftimin e TIA-s bëhet me dije se avioni i parë komercial që niset nesër nga Rinasi është ai i linjës Tiranë-Stamboll në orën 09:20.
Ndërkohë, avioni i parë që zbret në Rinas është ai i linjës Milano-Tiranë që niset nga Malpensa në orën 10:30.
Ministrja Balluku në një konferencë për mediet deklaroi se është arritur të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar, teksa theksoi se tashmë me këtë zgjidhje pritet të mbërrijnë edhe dozat e tjera të vaksinave në vend
Ndërkohe, për të gjithë pasagjerët që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, TIA njofton se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe kompanitë e fluturimit do të kujdesen për transportin e qytetarëve deri në Tiranë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta