Masat kundër turizmit masiv: Nga e enjtja, Venecia kufizon numrin e vizitorëve

31 Korrik 2024 | 14:40

Nga e enjtja, Venecia do të kufizojë numrin e vizitorëve në grupet turistike në 25 dhe guidave turistike do t’u ndalohet përdorimi i altoparlantëve për të “mbrojtur paqen e banorëve” dhe për të siguruar lëvizje më të lirë të këmbësorëve.

Fëmijët nën dy vjeç, si dhe nxënësit dhe studentët në udhëtime shkollore, nuk përfshihen në këtë numër.

Ata që nuk respektojnë masat e reja mund të përballen me gjoba nga 25 deri në 500 euro, raporton Reuters.

Kufizimet, të planifikuara fillimisht për në fillim të korrikut, përfshijnë qendrën e qytetit si dhe ishujt Murano, Burano dhe Torcello.

Në prill, Venecia u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një sistem pagese për vizitorët në një eksperiment që synonte të pengonte pushuesit të vizitonin gjatë sezonit.

Skema zgjati 29 ditë, e ndjekur nga konsultimet për të ardhmen e projekteve që synojnë reduktimin e ndikimit të turizmit masiv në Venecia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026