“Hungaria po rrezikon BE”- Brukseli kërkon ndalimin e vizave për rusët
Hungaria është vënë sërish në qendër të kritikave për raportet e saj me Rusinë. Një vendim i fundit i qeverisë së Viktor Orban ka thjeshtuar procedurat për dhënien e vizave dhe kontrollet e sigurisë për biznesmenët dhe punëtorët që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të shpjegojë vendimin e saj të fundit për të lehtësuar kërkesat e vizave për qytetarët rusë. Sipas Brukselit, ky vendim mund të minojë standardet e sigurisë për të gjithë zonën Shengen në Bashkimin Europian.
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se “Rusia është një kërcënim sigurie. Ne kemi nevojë për më shumë, jo më pak vigjilencë’.
Sipas saj, procedura e vizave në Hungari mund të hap rrugën për spiunë dhe agjentë të Moskës në vendet e Bashkimit Europian.
Në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme të Hungarisë, të datës 1 gusht, Johansson vë në dyshim ndryshimet e reja në skemën e vizave duke paralajmëruar dhe marrjen e masave.
Sipas ligjit të Hungarisë, qytetarët rusë mund të qëndrojnë për të punuar në Hungari dy vite dhe më pas mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm.
Budapesti thotë se shumë prej këtyre punëtorëve do të punësohen në ndërtimin e një centrali bërthamor duke përdorur teknologjinë ruse, për të cilën kryeministri Viktor Orbán ka këmbëngulur që të mos përfshihet në sanksione.
Hungaria mban presidencën e Radhës së BE dhe qëndrimet e saj pro Rusisë kanë ngritur shqetësime serioze në gjithë vendet e Unionit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta